​PSG I Përgjigjet Arsenalit, Vendos Çmimin E Draxler (Foto)

PSG është gati të shes anësorin gjerman Julian Draxler.

Skuadra franceze, PSG i duhet të shes lojtarë, pas transferimit të Neymarit nga Barcelona për 222 milionë euro.

Deri me tani janë larguar Matuidi dhe Jese, ndërsa pritet të largohen edhe lojtarët tjerë si Julian Draxler, Serge Aurier, Munier dhe mesfushori polak, Grzegorz Krychowiak.

Për Draxlerin interesim kanë shprehur shumë skuadra, ndër to edhe Arsenal, e cila ka pyetur për çmimin e lojtarit.

Sipas The Times, PSG është gati të lejojë largimin e gjermanit, nëse Arsenal paguan 35 milionë euro.

Draxler në PSG ishte transferuar në janar të këtij viti nga Wolfsburg për 40 milionë euro.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet