​PSG do të humbasë 6 milionë euro për shkarkimin e Tuchel

Paris Saint-Germain kanë shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel, dhe largimi i tij nga ajo detyrë do t’i kushtojë krerëve të PSG 6 milionë euro, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Tani PSG është duke punuar me agjentët e Mauricio Pochettinos, për të rregulluar një marrëveshje dhe për ta bërë zyrtare trajnerin e ri në orët e ardhshme.

Allegri nuk ishte kontaktuar kurrë këtë muaj. “Poch” do të jetë trajneri i ri i Paris Saint-Germain.

Kategoritë
Sport