​Prokuroria kërkon që çështja ndaj Salih Mustafës të fillojë në mars

Në Hagë po mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes së Salih Mustafës, i akuzuar për krime të pretenduara të luftës.

Prokuroria pritet të nxjerrë të gjitha materialet me prova deri më 15 shkurt, për t’i hapur kështu rrugë dorëzimit të dosjes paragjyqësore. Në seancën e sotme, prokuroria kërkoi që çështja gjyqësore ndaj Mustafës të fillojë nga 15 marsi i këtij viti.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Salih Mustafës, sot në Hagë, prokuroria tha se është në përfundim të nxjerrës së të gjitha materialeve, që sipas tyre dosja paraprake do të dorëzohet deri në gjysmën e muajit shkurt.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të shtojnë edhe një dëshmitar në këtë rast.

“Pas saj prokuroria do të shtojë edhe një dëshmitar në listën e saj, është një dëshmitar që është intervistuar nga prokuroria. Nëse ky shtohet në listë atëherë të gjitha materialet lidhur me të do t’i nxirën mbrojtjes deri më 15 shkurt. Do të ketë ndodhsha edhe një tjetër material që do të nxjerret, që ka të bëjë vetëm me disa prova dhe është rezultat i shqyrtimit të materialit proveuvës që po bëjmë në kuadër të përgatitjes së dosjes paraprake”, tha prokurorja.

Në seancën e sotme, prokurori në rastin e Mustafës tha se procesi ndaj Mustafës mund të fillojë më 15 mars të këtij viti.

“Të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe mendojmë që duhet të përpiqemi të fillojmë çështjen që në 15 mars 2021”, tha prokurori.

Por mbrojtja e Mustafës, avokati Von Bone tha se kanë pasur vështirësi në materialet e nxjerra nga prokuroria, meqë ka prej tyre që janë vetëm në gjuhën angleze.

Kjo ka bërë që seanca të vijojë e mbyllur për publikun, derisa avokati të bëjë të ditur pjesët të cilat sipas tij nuk janë të përkthyera.

“Disa nga materialet e nxjerra janë vetëm në gjuhen angleze, kjo na e ndërlikon pak çështjen”, tha mbrojtja.

Salih Mustafa nuk po merr pjesë në seancën e sotme, këtë e ka bërë të ditur paraprakisht me shkrim.

Kategoritë
LajmeVendi