​Premier Liga, programi i ditës së enjte

Premier Liga angleze rikthehet sot me dy ndeshje interesante.

Aston Villa pret Burnleyn në shtëpi, kurse Manchester United luan si mysafir kundër skuadrës së Sheffield United, përcjell KosovaPress.

Pas 10 xhirosh, Aston Villa ka regjistruar gjashtë fitore dhe katër humbje, duke arkëtuar gjithsej 18 pikë në pozitën e 11-të në tabelë.

Manchester United zhvillon ndeshje si mysafir, ku pas 11 xhirosh ka gjashtë fitore, dy barazime dhe tre humbje, duke u pozicionuar në vendin e nëntë me 20 pikë.

Orari:

19:00 Aston Villa (11) – Burnley (18) (Stadiumi Villa Park)

21:00 Sheffield United (20) – Manchester United (9) (Stadiumi Bramall Lane)

Kategoritë
LajmeSport