​Posta solidarizohet me Telekomin, kërkon nga shteti të marrë seriozisht situatën e krijuar

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, kërkojnë nga Qeveria, Ministria e linjës dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të trajtohet seriozisht situata e krijuar, pas mbylljes së të gjitha gjirollogarive bankare të Telekomit të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, shprehin solidaritetin me kolegët e ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës për goditjen e rendë në të cilën ndodhet sot me mbylljen e të gjitha gjirollogaritë bankare nga Përmbaruesi, si dhe shprehin shqetësimin e rrezikimit të drejtpërdrejtë nga kjo gjendje edhe të operimit dhe funksionimit të Postës së Kosovës.

“Posta e Kosovës e ka partner kryesor strategjik në afarizëm Telekomin e Kosovës. Prandaj kjo situatë ka afektuar direkt edhe afarizmin e Postës së Kosovës, e cila i ka të punësuar mbi njëmijë punonjës, që iu ofrojnë shërbime konsumatorëve çdo ditë në rreth 140 zyra postare në të gjitha komunat e Kosovës. Ju lutëm që të veproni sa më shpejtë, sepse edhe ashtu këto dy ndërmarrjet tona publike janë duke u përball me vështirësi të mëdha financiare për vite me radhë. Situatën financiare e ka rënduar edhe koha e Pandemisë globale COVID -19, gjatë të cilës për asnjë çast nuk e kemi ndërprerë punën, duke e rrezikuar jetën e punonjësve tanë dhe familjeve të tyre, vetëm për të mbajtur gjallë afarizmin e ndërmarrjes dhe për të kryer me dinjitet shërbime ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet