​Policia meksikane gjënë 16 trupa të varrosur në një shpellë

Policia meksikane ka gjetur 16 trupa të varrosur në një shpellë në pjesën perëndimore të vendit.

Trupat u gjetën në periferi të qytetit të Guadalajara në shtetin federal të Halisko në Meksikë.

Një zyrtar shtetëror, që ka dëshiruar të mbetet anonim, në Halisko, tha për media se hetimi është në vazhdim dhe se numri i trupave nuk është ende përfundimtar.

Zyrtari shtoi se dyshohet se trupat janë varrosur disa javë më parë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet