​Përfundimisht emërtohet koronavirusi i ri

Koronavirusi i ri, i cili ka vrarë më shumë se një mijë njerëz deri më tani, më në fund është emëruar, sipas mediave të huaja.

Organizata Botërore e Shëndetit ka njoftuar se emri zyrtar për koronavirus do të jetë Covid-19.

Emri i referohet një infeksioni koronavirus që filloi në vitin 2019, transmeton KosovaPress.

Emri u njoftua nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Gebrejesus në një takim në Gjenevë.

Koronavirusi i ri nga qyteti kinez Wuhan, ku u shfaq në fund të vitit të kaluar, është përhapur në të gjithë botën dhe ka vrarë më shumë se një mijë njerëz dhe dhjetëra mijëra janë infektuar.

Kategoritë
Shëndetësi

Të ngjajshmet