​Pepe fton Ronaldon: Eja me mua te PSG

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi këtë verë.

Pepe tashmë ka zyrtarizuar largimin e tij nga Reali dhe do t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint-Germain.Por portugezi ka ftuar dhe bashkëkombësin e tij Cristiano Ronaldon, që të transferohet në Paris, pasi që ky i fundit ka paralajmëruar largimin nga Spanja, shkaku i akuzave për evazion fiskal.

Siç raporton e përditshmja madrilene Marca, Pepe që është pjesë e skuadrës së Portugalisë në Kupën e Konfederatave, është duke bërë të pamundurën që ta bind Ronaldon për t’u bashkuar me të në Paris.Por për ta marrë në radhët e veta PSG do të duhet të përgatisë një ofertë marramendëse prej së paku 150 milionë eurove, për ta bindur Realin që ta lejojë largimin e 32-vjeçarit nga Bernabeu

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet