​Pas 11 vjetësh, Jennifer Aniston nominohet në “Emmy Awards”

Jennifer Aniston ka përjetuar një nga ato mëngjese ku është zgjuar e lumtur dhe plot me energji pozitive.

Kjo, pasi aktorja 51-vjeçare mësoi se është nominuar në “Emmy Awards” në kategorinë “Artistja më e mirë në rol kryesor” për serialin e shumëpërfolur “The Morning Show”.

Kjo është hera e parë pas 11 vitesh që ylli hollivudian nominohet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Gjatë gjithë karrierës së saj Jennifer ka marrë 7 nominime.

Përmes një postimi në Instagram ajo u shpreh se ndjehet e nderuar që do të jetë pjesë e eventit, dhe se tani i mbetet vetëm të mendojë se çfarë maske do të vendosë.

“Çfarë mëngjesi kur zgjohesh me një lajm si ky! Jam shumë krenare për familjen time të “The Morning Show”. Kjo skuadër ka punuar shumë për të sjellë serialin më të mirë që mund të realizonim, dhe ndjehem shumë e nderuar që jam pjesë e tij. Faleminderit për vlerësimin dhe urime të gjithëve. Tani më duhet vetëm të mendoj çfarë maske të vendos,”

Kategoritë
BotaLajme