​Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat më të larta gjatë pesë ditëve të ardhshme do të jenë 33 deri në 36 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 8m/s”, thuhet në komunikatën e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, transmeton kp.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet