​Pal Lekaj merret me fushata, asnjë veprim për aksidentet me fatalitet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, pas aksidentit të sotëm që ka ndodhur në Gllarevë të Klinës ku kanë humbur jetën 3 qytetarë, ka bërë thirrje për kujdes në komunikacion, por ministri nuk ka treguar se cilat janë masat që do të ndërmerren nga ministria për parandalimin e aksidenteve.

“Duke i ngushëlluar të gjithë për këto humbje të jetëve… si Ministër i Infrastrukturës, por mbi të gjitha si një qytetar i këtij vendi, ngreh alarmin dhe ju bëj apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të kenë kujdes, të respektohen rreptësishtë shenjat, shpejtësia në komunikacion dhe mbi të gjitha të kujtoheni se “Familja ju Pret”, kjo do të bëjë që të gjithë të kujdesemi për njëri tjetrin”, ka shkruar Lekaj.

Ministri në reagimin e tij nuk ka përmendur asnjë nga masat që do të ndërmerren nga ministria që ai drejton në lidhje me parandalimin e aksidenteve me fatalitet.

Ai nuk ka treguar asgjë për vendosjen e shenjave të komunikacionit, të vijëzimit të rrugëve, vendosjen e sinjalistikave në rrugët e rrezikshme, në rregullimin e mirëmbajtjen rrugëve, apo të masave tjera shtesë.

Të kujtojmë se vetëm brenda 24 orëve, 5 qytetarë kanë humbur jetën në rrugët e Kosovës. Aksidenti i fundit është ai që ka ndodhur sot në Gllarevë të Klinës, ku kanë mbetur të vdekur tre qytetarë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet