​Pacolli: Diaspora ka dhënë kontribut të madh në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se delegacioni qeveritar, ka pritur në ambientet e ambasadës së Kosovës në Bruksel bashkatdhetarët, ku ka thënë se diaspora ka dhënë kontribut të madh në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit.

“Sonte në mbrëmje, në ambientet e ambasadës tonë në Bruksel, takuam bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë. Diaspora jona ka dhënë kontribut të madh në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës andaj ne ju kemi shumë borxh”, ka shkruar Pacolli në Facebook./kp/

Kategoritë
DIASPORALajmeVendi

Të ngjajshmet