​Osmani synon të bëhet presidente me listën e Vetëvendosjes

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të synojnë të marrin dy pozitat kryesore institucionale pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ky i pari pas arritjes së marrëveshjes së përbashkët ndërmjet tyre do të garojë për kryeministër të vendit, ndërsa Osmani e cila është edhe u.d i presidentit do të synojë të rilegjitimohet në këtë pozitë.

Ndërsa nuk treguan detaje për listën dhe numrat që do t’i takojnë dy partive.

Ndërkohë, Kurti pas pyetjes për mundësitë e moscertifikimit nga KQZ, tha se nuk ka asnjë pengesë që mund t’i ndalim më.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi