​Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Romëve priti në takim përfaqësuesit e këtij komuniteti

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, presidentja Vjosa Osmani sot priti në takim përfaqësuesit e komunitetit rom në Qeveri, Kuvend dhe shoqëri civile.

Ajo i ka uruar për këtë ditë dhe ka theksuar se nuk mjafton që vetëm në ditë të tilla t’i drejtojmë sytë kah komuniteti rom.

Osmani theksoi se janë pikërisht këto ditë që na ndihmojnë t`i kuptojmë më së miri arritjet brenda një viti dhe të cilat duhet të na shërbejnë për të reflektuar se çfarë mund të bëjmë më mirë.

Osmani i siguroi bashkëbiseduesit se dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për komunitetin rom për t`i kuptuar dhe adresuar nevojat e tyre.

Kategoritë
LajmeVendi