​Osmani ndan Urdhrin e Pavarësisë për familjen e Ismet Rracit

U.D. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Urdhrin e Pavarësisë për familje e Ismet Rracit.

Këtë lajm Osmani e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook:

Sot, pata nderin që t’ia ndaj familjes së Ismet Rracit Urdhrin e Pavarësisë, i cili i është akorduar atij pikërisht më 23 dhjetor 2004 nga presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Ai i është dorëzuar sot familjes duke u mbështetur në vendimin e presidentit Rugova të para 16 viteve.

Urdhri i Pavarësisë u jepet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës.

Ismet Rraci ishte patriot i devotshëm dhe kryetar i komunës së Klinës, themelues dhe drejtues i LDK-së në komunë. Ai u vra më 24 prill 2001.

Kategoritë
LajmeVendi