​Orlando për sulmin ku u vra ambasadori italian: Sulm frikacak

Ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi sot në Kongo, ku humbi jetën ambasadori italian Luca Attanasio, si dhe një karabinier që e shoqëronte atë.

“Bashkëndien me familjet e Ambasadorit në Kinshasa, Luca Attanasio, Karabinierit, Vittorio Lacovacci dhe shoferit të tyre, të cilët, gjatë kryerjes së detyrës, ishin sot viktima të një sulmi frikacak afër Gomas”, ka shkruar ai në Twitter.

Attanasio, një diplomat karriere u transportua në spitalin e qytetit të Goma. Motivi i këtij sulmi nuk është ende i qartë.

Kategoritë
LajmeVendi