​Ofrohen vaksina kundër COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve në Angli

Një vaksinë e pranueshme kundër Covid-19 u është ofruar banorëve në çdo shtëpi të kujdesit në Angli, ka njoftuar shërbimi shëndetësor në vend, raporton BBC.

Kryeministri britanik Boris Johnson përshkroi arritjen, që pritet të konfirmohet nga shifrat zyrtare të hënën, si një “moment historik”.

Një ultimatum është vendosur për Mbretërinë e Bashkuar që të vaksinohen banorët dhe kujdestarët e shtëpive të kujdesit, njerëzit mbi 70 vjeç dhe punonjësit e kujdesit në vijën e parë të frontit.

Të shtunën u dha një rekord prej 598.389 doza të para të vaksinave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo do të thotë se gati nëntë milion njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës, me rreth 490,000 persona që kanë marrë dy dozat e vaksinave.

Shërbimi shëndetësor në Angli tha se më shumë se 10,000 shtëpive të kujdesi me banorë të moshuar u ishin ofruar vaksina, megjithëse një “numër i vogël” i shtëpive kishte vizita të shtyra nga drejtorët lokalë të shëndetit publik për arsye sigurie gjatë shpërthimeve lokale të virusit.

Këto shtëpi do të vizitohen nga vaksinuesit sapo personeli i shëndetësor të lejohet ta bëjë këtë, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme