​OEK: Shkalla e lartë e rrezikut politik, pasiguri për bizneset

Tri barrierat kryesore në vend për bizneset mbeten, konkurrenca e padrejtë në vend që është renditur në mesin e top barrierave të raportuara në shkallën 37%, pasuar nga kamatat e larta në shkallën 36% dhe ekonomia informale me 33 përqind.

Kështu tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili shtoi se për çështjen e taksës 100 përqind, OEK përkrah çdo vendim qeveritar që është në interes të vendit.

Rukiqi tha se së bashku me Qeverinë duhet të identifikohen çështjet, siç tha ai, që janë të hapura me Serbinë, jo politike, por për barrierat jotarifore që e pengojnë eksportin e produkteve të Kosovës drejt Serbisë, si dhe për shfrytëzimin transit për shumë kompani.

Rukiqi: Nëse konsiderohet se heqja e tarifës është në interes shtetëror, do ta përkrahim

Video

“Të gjitha ato marrëveshje të cilat janë proklamuar tash, qoftë për linjën ajrore si dhe për hekurudhat, marrin kuptim nëse eliminohen këto barriera jotarifore, për shkak se ato janë pengesë reale edhe për rritje të këmbimit tregtar, sidomos eksportit të Kosovës drejt Serbisë. Besoj që në fillim të javës së ardhshme do ta kemi një takim konsultativ me kryeministrin, do t’ia dorëzojmë edhe një dosje të rasteve të dokumentuara dhe argumentuara të shkeljes së marrëveshjes së CEFTA-s nga Serbia. Ne përkrahim çdo vendim që është në interes të vendit, në interes shtetëror. Nëse konsiderohet se heqja e tarifës është në interes shtetëror, ne do ta përkrahim, mirëpo duhet me pasur parasysh një varg problemesh me Serbinë, e të cilat duhet me u adresuar në kuadër të dialogut dhe në kuadër të negociatave që janë tash në kuadër të diplomacisë që po ndodhë, sidomos me angazhimin amerikan”, theksoi Rukiqi.

Kreu i OEK gjatë shpalosjes së indikator it të klimës së të bërit biznes, në një konferencë për media, tha se korrupsioni dhe nepotizmi janë në nivele shqetësuese, sipas të cilit po krijohet burokraci në vend dhe pabarazia. Ndërsa, shtoi se rritja ekonomike mbetet e varur nga investimet publike dhe nga remitencat.

Rukiqi tha se edhe pas 12 vjet pavarësi, mbeten mjaft sfida për vendin, siç është shkalla e lartë e rrezikut politik dhe shkalla e lartë e pasigurisë juridike, për çka kërkoi masa urgjente për formimin e gjykatës komerciale.

Rukiqi: Shkalla e lartë e rrezikut politik, pasiguri për bizneset

“12 çështjet më me prioritet për vendin, edhe besoj që qeveria e re duhet me i pasur parasysh. Është shkalla e lartë e rrezikut politik, Kosovës duhet me siguruar një qeverisje stabile, një qeveri që e përfundon mandatin dhe e cila nuk bllokohet në dy tri vendime, por merr vendime që janë transparente dhe tà « parashikueshme e që janë në dobi të ekonomisë. E dyta, shkalla e lartë e pasigurisë juridik për bizneset. Kërkojmë masa urgjente për formimin e gjykatës komerciale, forcim të rendit dhe ligjit në vend në mënyrë që të rritet siguria juridike për bizneset. Konkurrenca jolojale dhe informalitet mbesin dy top barrierat për të bërë biznes, andaj, duhet fokus i veçantë, plan i qartë dhe me veprime konkrete për luftimin e informalitetit”, theksoi ai.

Sipas tij, Kosova është ndër vendet më të ulëta të ndërmarrësisë në botë, ndërsa shtoi se eksporti rrallë tejkalon 350 milionë euro, që është shumë pak.

Rukiqi: Prioritet i qeverisë të jetë promovimi i eksportit

“Duhet që prioritet i qeverisë të jetë promovimi I eksportit përmes politikave nxitëse që mundësojnë gjetjen e tregjeve të reja për kompanitë tona, por edhe që forcojnë aftësitë konkurruese të kompanive tonë për të investuar më shumë në kualifikim, certifikim, standardizim, që produktet tona të jenë konkurruese dhe të gatshme për eksport për vendet ku ka mundësi me eksportuar, siç është edhe tregu I Bashkimit evropian”, tha Rukiqi.

Rukiqi tha se Kosova ende ballafaqohet me vendime populliste që po ndikojnë negativisht tek bizneset.

Ai tha se rreth 10 milionë euro mund të shkojnë dëmet nga vendimet komunale për pushimin e aktiviteteve ditën e diel

Kategoritë
EkonomiLajme

Të ngjajshmet