​OECD për qeverisjen digjitale: Shqipëria shteti më i vlerësuar në rajon

Nga 6 shtete të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është shteti më i vlerësuar për qeverisjen digjitale, sipas raportit vjetor të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, u ndal te përfitimet që kanë të gjithë nga qeverisja digjitale.

“Qeverisja digjitale është një tregues shumë i rëndësishëm i mirëqenies së një vendi. Kjo sepse qytetarët i marrin në mënyrë automatike shërbimet online duke ulur korrupsionin dhe duke shpëtuar nga zyrtarët e korruptuar dhe duke kursyer shumë kohë. Vendet perëndimore dhe ato të mirëqeverisura nuk mund të mendohen pa qeverisjen digjitale”, tha ajo.

Sipas Karçanaj, “numri i lartë i shërbimeve të ofruara në portalin e-Albania dhe transparenca kanë qenë dy nga treguesit që e pozicionuan Shqipërinë në vend të parë”.

“Transparenca është gjithashtu një pikë për të cilën vlerësohemi shumë mirë. Publikimi online i listës së shërbimeve elektronike dhe statistikave të vazhdueshme mbi to, regjistrimi, përdoruesi janë treguesi i cili e vlerëson Shqipërinë si vendi i vetëm që e ka arritur këtë tregues”, tha ajo.

Sipas raportit vjetor të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Shqipëria ka lënë pas edhe shtete të cilat kanë hapur negociatat për Bashkimin Evropian. Pas Shqipërisë renditet Serbia e cila plotëson 6 nga shtatë treguesit e më pas Maqedonia e Veriut me 5 tregues të plotësuar

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet