​OAK kërkon anulimin e vendimit nga Byroja Kosovare e Sigurimeve

Anulimi i Udhëzimit mbi implementimin e sistemit Bonus – Malus për persona juridik dhe kthimi i rregullorës së mëparshme e cila ka qenë në fuqi i cili po i demton bizneset dhe kerkesa që të mos merren vendime pa konsultime paraprake me bizneset si dhe vendimet e marra të jenë konform situatës me të cilën po ballafaqohemi ishin temat kryesore të cilat u diskutuan gjatë takimit të sotëm në mes OAK-së dhe Drejtorit Ekzekutiv Sami Mazrekut nga Byroja Kosovare e Sigurime.

OAK është duke pranuar në vazhdimësi ankesa nga bizneset lidhur me Udhëzimin e ri mbi Implementimin e Sistemit Bonus- Malus për Persona Juridik, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, e cila ka hyrë në fuqi me 01 nëntor të këtij viti.

Andaj, OAK kërkoj nga Byroja Kosovare e Sigurimeve që të anulohet ky Udhëzim mbi implementimin e sistemit Bonus Malus deri në përmisimin e situatës në vend pasi aktualisht gjendja e bizneseve është jashtëzakonisht e rëndë dhe një vendim i tillë e ka vështirësuar edhe më tepër gjendjen e këtyre të fundit.

Me këtë rast edhe Zyrtarja Ligjore në OAK, Diellza Zeqiri ka thënë se pikërisht Neni 5 i këtij Udhëzimi po i dëmton bizneset pasi që i njëjti përcakton që në mënyrë që të fitohet një shkallë bonus automjeti duhet të regjistrohet para se të njëjtit t’i skadoj regjistrimi në rastet kur nuk ka dëme të deklaruara apo aksident.

E nga ana tjetër sekretari i OAK-së Diamant Elshani, ka potencuar faktin se çdo herë duhet të ketë kordinim paraprak me komunitetin e biznesit para marrjes së vendimeve të cilat i afektojnë drejtpërsëdrejti këta të fundit.

Drejtori i Byros së Sigurimeve, Sami Mazreku ka bërë të ditur se këto kërkesa të përcjella nga OAK do t’i adresoj në instanca më të larta si në Këshill dhe Asamble, për të pritur më pas një vendim nga ana e tyre.

Rikujtojmë se sipas Udhëzimit të ri, bizneset obligohen që të paguajnë 10 ditë para skadimit të sigurimit të regjistrimit të automjetit të vitit paraprak, për vitin e ardhshëm, në mënyrë që të fitojnë një shkallë bonus në rastet kur nuk ka aksident ose dëm të deklaruar.

Kurse në rastet kur automjeti nuk regjistrohet nga 1 deri në 15 ditë nga dita e skadimit të reagjistrimit atëherë nuk do të ketë bonuse. Kështu që shkalla bonus-malus do të mbetet e njëjtë edhe pse për atë automjet nuk ka dëme të deklaruara apo i njëjti nuk ka pasur aksidente. Ndërsa në rast të vonesës në vazhdim të sigurimit mbi 15 ditë, automjetet të cilat janë të regjistruara në emër të bizneseve, edhe nëse kanë pasur bonuse direkt zhvendosen në shkallën bazë.

OAK ka kërkuar edhe nga Guvernatori i Bankes Qendrore (http://odaeafarizmit.org/reagim-ndaj-udhezimit-te-ri-per…/) dhe Kryeministri i Kosovës (http://odaeafarizmit.org/oak-riperserit-kerkesen-per…/) në takimin e djeshëm anulimin e këtij vendimi.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetari i bordit, Diamant Elshani-sekretar i bordit, Qëndresa Ibrahimi-kordinatore, Diellza Zeqiri-zyrtare ligjore dhe Fjolla Smaili-zyrtare për komunikim dhe informim me publikun.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet