​Nuk pati kuorum për votimin e Projektligjit për Diasporën

Pas diskutimeve në Kuvendin e Kosovës për Projektligjin për Diasporën, që zgjati mbi dy orë, ky projektligj nuk u hedh në votim për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në sallë ishin vetëm 37 deputetë.

Edhe pse nuk ka kuorum, Kuvendi po vazhdon shqyrtimin e pikave në bazë të rendit të ditës.

Tashmë është duke shqyrtuar Projektligj e Punës, i cili është arsyetuar fillimisht nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, raporton KosovaPress.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet