​Norvegjia zgjat ndalimin e udhëtimit nga Britania

Norvegjia do të zgjasë ndalimin e fluturimeve nga Britania deri më 30 dhjetor deri në orën 16.00, për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të virusit korona, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Norvegjisë.

Mundësia mbetet që ndalimi të zgjatet pas Vitit të Ri, tha ministria në një deklaratë, raporton Reuters.

Duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera evropiane, Norvegjia ndaloi udhëtimin nga Britania më 21 dhjetor pas lajmit se një variant i ri i virusit korona që u shfaq në vend po përhapet me shpejtësi

Kategoritë
BotaLajme