​Një person humb jetën në një aksident trafiku në Bibaj

Një person ka humbur jetën në një vetëaksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”, përkatësisht fshatin Bibaj.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30, ndërsa një person tjetër mësohet se ka marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 25.07.2020 rreth orës 15:31, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (fshati Bibaj). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, kjo është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vend-ngjarje, kurse një person tjetër i lënduar është nisur për në QKUK”, u shpreh Krasniqi.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet