​Një e katërta e të punësuarve në Gjermani punojnë nga shtëpia

Pothuajse një e katërta e të gjithë të punësuarve në Gjermani punuan nga shtëpia në fund të janarit, sipas një sondazhi të kryer nga Fondacioni Hans Beckler.

Kjo do të thotë se numri i njerëzve që punojnë në distancë është rritur ndjeshëm, gjë që qeveria e priste si pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar numrin e infeksioneve të koronavirusit në dimër.

Në janar 2021, qeveria në Berlin u kërkoi kompanive të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia kudo që të jetë e mundur. Në nëntor, 14 për qind e të punësuarve kanë punuar në distancë ose plotësisht nga shtëpia, dhe në dhjetor, kjo përqindje u rrit në 17 për qind.

Në prill të vitit të kaluar, në kulmin e bllokimit të parë të plotë, 27 për qind e gjermanëve të punësuar punuan nga shtëpia.

Kategoritë
BotaLajme