​Neymar: Ky është vetëm fillimi te PSG

Ylli brazilian është i lumtur te skuadra franceze.

Neymar në verë u transferua te Paris Saint-Germain nga Barcelona për shifër rekorde, 222 milionë euro.

Spekulimet rreth së ardhmes së tij që e lidhin me një kalim të mundshëm te Reali, kanë nisur që prej kalimit të tij te PSG, por lojtari insiston që do të qëndrojë më gjatë në Francë dhe se ky është vetëm fillimi i aventurës së tij, transmeton KosovaPress.

“Ky është vetëm fillimi”, ka thënë Neymar për PSG TV.

“Nuk e prisja një start me statistika të tilla te Parisi. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën dhe shokët e mi, duke u përpjekur dita-ditës që të përmirësohemi në çdo ndeshje, kjo është gjëja më e rëndësishme.”

Neymar është akuzuar për egoizëm të tepruar, duke iu referuar kryesisht përplasjes së tij me Edinson Cavanin për goditjet e penalltive. Sulmuesi brazilian thekson se nuk ekzistojnë probleme të tilla në skuadër.

“Objektivi im nuk është të jem lojtari kryesor i skuadrës, thjesht dua të luaj futbollin tim, të tregoj sesi di të luaj, të shënoj gola dhe të jap asistime. Aq më mirë që kemi në ekip lojtarë të tillë si Cavani, Kylian Mbappe apo Angel Di Maria”, ka përfunduar ai.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet