​Nesër në vendin tonë mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell, ku temperaturat do të arrijnë deri në 23 gradë Celsius, transmeton Gazeta e Re.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet