​Në Brazil shfaqen raste me dy variantet e COVID-19 në të njëjtën kohë

Në atë që besohet të jetë hera e parë në botë, dy persona në Brazil kanë pësuar një infektim të dyfishtë. E thënë ndryshe ata janë bartës të dy llojeve të ndryshme të virusit, në të njëjtën kohë.

Zbulimi u bë i mundur pas marrjes nën vëzhgim të 90 personave të infektuar në Grande do Sul në Brazilin jugor, raporton Reuters.

U vu re se një prej pacientëve rezultonte pozitiv edhe ndaj mutacionit P.1 por edhe atij P.2, veçanërisht varianti P.1 ka shkaktuar alarm ndërkombëtar, për shkak se dyshohet se është tepër rezistent ndaj vaksinave çka e ka detyruar Britaninë apo edhe vendet tjera që të ndalojnë fluturimet me Amerikën e Jugut.

Nga ana tjetër dikush doli pozitiv ndaj llojit P2 dhe variantit B.1.91 i cili u shfaq për herë të parë në Suedi. Udhëheqësi i këtij studimi shkencor Fernando Spilik shprehet i shqetësuar rreth rasteve në fjalë duke thënë se bashkëpunimi midis llojeve të infeksionit mund të gjenerojë akoma më shpjet lindjen e varianteve të reja.

Brazili është në mesin e një vale të dytë shqetësuese te Covid-it me më shumë se 1000 të vdekur në ditë.

Kategoritë
BotaLajme