​Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në Gjakovë

Shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike, KRU “Gjakova” ka ndërprerë furnizimin me ujë për disa zona.

KRU “Gjakova” njofton se pa ujë do mbesin zonat të cilat furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike.

“KRU ‘Gjakova’ njofton konsumatorët se si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS, në disa zona kemi ndërprerje të furnizimit me ujë. Zonat të cilat atakohen me ndërprerje të furnizimit me ujë janë ato zona të cilat furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e problemit nga ana e KEDS!”, thuhet në njoftimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

Kategoritë
LajmeVendi