​Mustafa: LDK nuk bëhet pjesë e kësaj qeverie dhe as e këtij ekipi negocues

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj qeverie dhe nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues.

Postimi i Mustafës në Facebook:

Të dashur miq, LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në.

Kategoritë
Vendi

Të ngjajshmet