​‘Minjtë në stacionin e trenit’ fiton çmimin për fotografinë më të mirë

Fotografia e dy minjëve duke parakaluar në stacionin nëntokësor të trenit në Londër ka fituar çmimin për fotografinë më të mirë mbi botën e egër.

Fotografia e shkrepur nga Sam Rowley në stacioni “Squabble” është përzgjedhur si fituesja e këtij çmimi nga më shumë se 48,000 fotografi të kafshëve të egra nëpër botë. Votimin e këtij çmimi e ka bërë publiku. Fotografia shfaq dy minj duke luftuar për thërrime të bukës që kanë mbetur në një stacion treni.

“Të gjithë e dinë për minjtë në nëntokë, por unë nuk mendoj se dikush i ka parë ato në atë dritë më parë”, tha Rowley. Këtë fotografi ai e shkrepi derisa po priste në stacionin e Londrës për ta pritur trenin, shkruan CNN.

Përpos fituesit edhe katër fotografi tjera ishin të mrekullueshme: një orangutan pjesëmarrës në një shfaqje në Bangkok, dy jaguar duke kafshuar një anakonda në Brazil, një rinoqer ont dhe një kangur ishin pretendentët tjerë për ta fituar këtë çmim.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet