​Ministrja Bajrami priti në takim Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot në takim Auditorin e Përgjithshëm Besnik Osmani, me të cilin ka biseduar për punën e MASHTI-t, mësimin në distancë gjatë periudhës me pandemi COVID-19 dhe projektet për përmirësimin e sistemit arsimor në përgjithësi.

Ministrja Bajrami nënvizoi rëndësinë e menaxhimit të mirë të financave publike dhe qeverisjes transparente duke shprehur zotimin e plotë për bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Kombëtare të Auditimit në arritjen e këtyre objektivave.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, foli për rëndësinë që ka aspekti i menaxhimit dhe kontrollit të financave publike në funksion të përmirësimit të qeverisjes.

Ai theksoi se përmbushja e rekomandimeve të ZKA-së, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e transparencës financiare dhe qeverisjes së mirë dhe falënderoi ministren për gatishmërinë dhe angazhimin e saj në këtë drejtim.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet