​Ministri Selimi garanton përkrahje për studentët nga Lugina

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka mbajtur një takim me studentë dhe të diplomuar të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës nga Lugina e Preshevës.

Gjatë këtij takimi, ministri Selimi është njoftuar për sfidat dhe vështirësitë e shumëfishta me të cilat ballafaqohen studentët nga Lugina, me ç’rast është diskutuar rreth pamundësisë për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës pas diplomimit në Fakultetin Juridik, për shkak të kushtit që kandidatët duhet të jenë shtetas të Kosovës.

Ministri Selimi i ka siguruar se në Projektligjin për Provimin e Jurisprudencës do të shtohet norma përjashtuese që do t’ua mundësojë kandidatëve nga shtetet tjera t’i nënshtrohen provimit vetëm me leje-qëndrim të Kosovës.

“Si ministër i Drejtësisë, garantoj përkrahjen, mbetem i hapur ndaj kërkesave tuaja dhe çdo mundësie bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë për t’iu ofruar studentëve të këtij fakulteti qasje në institucione në mënyrë që të fitojnë njohuri dhe përvojë edhe nga puna praktike”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet