​Ministri Kuçi dhe ambasadori Kosnett diskutojnë për zhvillimin ekonomik në Kosovë

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka zhvilluar sot një takim virtual me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e krijuar ekonomike në vend si pasojë e pandemisë Covid-19.

Me këtë rast, ministri Kuçi e njoftoi ambasadorin Kosnett për masat që do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike në vend.

Po ashtu, është diskutuar për zhvillimin e sektorit të energjisë dhe për mbështetjen e aktiviteteve të ndërmarrjeve publike dhe sektorit privat në Kosovë.

Kategoritë
LajmeVendi