​Macet pa simptoma përhapën COVID-19 te macet e tjera në testin laboratorik

Macet mund të përhapin koronavirusin e ri te macet e tjera pa pasur asnjë simptomë paraprake, sugjeron një eksperiment laboratori.

Shkencëtarët që drejtuan punën thonë se kjo tregon nevojën për më shumë hulumtime nëse virusi mund të përhapet përsëri nga njerëzit te macet dhe anasjelltas.

Ekspertët e shëndetit e kanë minimizuar mundësinë e kësaj deri më tash, transmeton KosovaPress.

Shoqata Mjekësore Veterinare në SHBA tha se një kafshë që mund të infektohet qëllimisht në një laborator “nuk do të thotë se do të infektohet lehtë me të njëjtin virus në kushte natyrore”.

“Çdokush i shqetësuar rreth këtij rreziku duhet të përdorë “higjienën e sensit të përbashkët”, tha eksperti për viruse Peter Halfmann.

“Mos i puthni kafshët tuaja shtëpiake dhe mbani sipërfaqet të pastra për të zvogëluar shanset për të kapur ndonjë virus”, tha ai.

Ai dhe kolegët e tij në Universitetin e Wisconsin, Shkolla e Mjekësisë Veterinare, drejtuan eksperimentin në laborator dhe botuan rezultatet të mërkurën në New England Journal of Medicine.

Studiuesit morën koronavirusin nga një pacient njerëzor dhe infektuan tre mace. Çdo mace ishte vendosur më pas me një mace tjetër që ishte pa infeksion. Brenda pesë ditëve, koronavirusi u gjet te të tri kafshët e ekspozuara.

Asnjë nga gjashtë macet nuk ka treguar ndonjëherë ndonjë simptomë.

Muajin e kaluar, dy mace shtëpiake në pjesë të ndryshme të shtetit të Nju Jorkut u testuan pozitive për koronavirusin. Ato mendohet se e ishin infektuar nga njerëzit në shtëpitë ose lagjet e tyre.

Disa tigra dhe luanë në kopshtin zoologjik Bronks gjithashtu kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Këto raste dhe eksperimenti i ri laboratorik tregojnë se “ekziston një nevojë e shëndetit publik për të njohur dhe hetuar më tej zinxhirin e mundshëm të transmetimit njeri-mace, thonë autorët.

Udhëzime nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thonë se bazuar në informacionin e kufizuar të disponueshëm deri më tani, rreziku i kafshëve shtëpiake për përhapjen e koronavirusit te njerëzit “konsiderohet të jetë i ulët,”.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet