​Lutfi Haziri: Pastërtia e luftës do të lahet me drejtësi herët apo vonë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se beson që pastërtia e luftës do të lahet me drejtësi herët apo vonë dhe se kjo nuk lidhet me emër të përveçëm.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në rastin e Kosovës, para drejtësisë po nxirret një proces me një individ të caktuar, ashtu siç po e potencon gjykata, por nëse e sheh brendësinë, atëherë po del një ekip.

“Është hera e tretë që po provohet të vendoset drejtësia në Kosovë dhe shpresojmë që po mbyllet”, ka shkruar Haziri.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet