​Liverpool pranë nënshkrimit me Garay

“Të Kuqtë” dëshirojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes.

Liverpool janë pranë nënshkrimit me ish mbrojtësin e Valencias Ezequiel Garay, raporton “Todofichajes”.

Krerët e Liverpoolit dëshirojnë ta përforcojnë repartin e mbrojtjes më shumë, duke llogaritur në shërbimet e veteranit Garay, pas lëndimeve të dy shtyllave në mbrojtje, Van Dijk dhe Gomez, përcjell KosovaPress.

Garay mund t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Klopp si agjent i lirë, por kampionët e Premier Ligës thuhet se janë duke e bërë gati edhe një ofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao.

Kategoritë
LajmeSport