​Lituania me ligj që mundëson sanksione kundër funksionarëve rusë

Parlamenti lituanez miratoi sot një ligj që do të mundësonte aplikimin e sanksioneve kundër funksionarëve rusë, të dyshuar si përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe pastrim parash, një gjest që ka ngjallur shqetësimin e Moskës.

Lituania, anëtare e BE-së dhe NATO-s, është vendi i pestë perëndimor pas SHBA-ve, Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe Estonisë, që miraton “ligjin Magnitski”, që mban emrin e jurustit rus, Serguei Magnitski, i cili vdiq në burg në vitin 2009 pasi zbuloi një çështje korrupsioni që përfshinte anëtarë të qeverisë ruse.

Propozuar nga opozita dhe mbështetur nga qeveria lituaneze, ligji duhet të nënshkruhet nga presidentja, Dalia Grybauskaite për të hyrë në fuqi.

“Përshëndes vendimin final për miratimin e ligjit të ashtuquajtur “Magnitski”. Lituania ka dhënë prova të një qendrimi të vendosur dhe koherent”, nënvizoi kreu i diplomacisë lituaneze, Linas Linkevicius.

“Diplomatët lituanezë kanë hartuar një listë me persona, për të cilët hyrja në Lituani do të ndalohet për pesë vjet”, theksoi zëdhënësi i kreut të diplomacisë lituaneze.

Kreu i opozitës, Gabrielius Landsbergis ka paraqitur një listë me 44 emra të qytetarëve rusë, ku bien në sy emri i juristit, Alexandre Bastrykine dhe multimilionerit, Andreï Lougovoy./kp/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet