​Limaj uron për Krishtlindje: Kjo kremtë e madhe të kalojë në atmosferë hareje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar sot besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Krishtlindjes, me dëshirën që kjo festë e madhe të kalojë në një atmosferë hareje dhe me begati të plotë.

“Uroj kjo kremtë e madhe të kalojë në atmosferë hareje, me gëzime dhe begati”, shkruan Limaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë, ua uroj kremten e Krishtlindjes. Uroj kjo kremtë e madhe të kalojë në atmosferë hareje, me gëzime dhe begati! Për shumë mot Krishtlindjet!

Kategoritë
LajmeVendi