​Limaj: Nuk pranojmë marrëveshje me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj teksa ka bërë homazhe te Obelisku i të Pagjeturve në Prishtinë, me rastin e 27 prillit ditët të të pagjeturve, tha se Kosova nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë pa përfunduar çështja e të pagjeturve.

Limaj tha se shteti i Kosovë duhet të kërkojë nga shteti serb të zbardh fatin e të zhdukurve, si dhe të kërkojë falje për krimet në Kosovë.

Ai tha se nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje pa i hapur arkivat policore, ushtarake dhe të shërbimit sekret të Serbisë, të cilët sipas tij, saktë e dinë se ku ndodhen trupat e qytetarëve të Kosovës.

Limaj: Nuk ka marrëveshje pa përfunduar çështja e të pagjeturve

E para zgjedhja e menjëhershme e fatit të pagjeturve dhe  dyta që Serbia të detyrohet të kërkoi falje dhe të heq dorë nga mohimet e krimeve që ka zhvilluar ushtria dhe policia e shtetit serb në Kosovë…Nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje me Serbinë pa u përfunduar çështja e të pagjeturve, nuk ka mundësi të nënshkruhet asnjë marrëveshje nga Delegacioni i Kosovës, nëse decidivisht dhe qartësisht nuk përcaktohet afati dhe koha e indetifi9kimit të të gjithë të pagjeturve dhe njerëzve të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se është momenti i fundit që Serbia të deklarohet për masakrat dhe krimet e kryera në Kosovë.

Limaj: Momenti i fundit që Serbia të deklarohet për masakrat dhe krimet e kryera në Kosovë

Është momenti i fundit që shteti i Kosovës në çfarëdo bisedime me Serbinë duhet t’i ketë dy çështje kryesore, dy parakushte. Sa është e rëndësishme gjetja e të pagjeturve dhe përfundimi i kësaj drame të tmerrshme tash e 20 vite për familjet, viktimat,por dhe vetë Kosovën po aq e rëndësishme është edhe ajon që përfundimisht Serbia duhet të deklarohet për krimet, masakrat gjenocidin që kanë bërë në Kosovë. Neve sot na mungojnë mbi 1 mijë njerëz, por njëkohësisht Kosova vazhdon të fyhet dhe familjarët fyhen nga kreu i shtetit serb duke mohuar krimet dhe masakrat”, tha ai.

Në ditën e të pagjeturve homazhe tek Obelisku i të Pagjeturve në Prishtinë kanë bërë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqërua nga kryeministri, Ramush Haradinaj dhe familjar e udhëheqë të shumët të shoqatave të të pagjeturve.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet