​Lampard zbulon planin e tij për te ardhmen e N’Golo Kante

Frank Lampard po vazhdon ta menaxhojë në mënyrë fantastike skuadrën e tij Chelsean duke qëndruar në kreun e tabelës ku pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara ka mbledhur 18 pikë, përcjell KosovaPress.

Së fundi “Blutë” e Londrës triumfuan kundër Neëcastle United me rezultat 0-2.

Pas ndeshjes, Lampard u shpreh i lumtur me performancën e lojtarëve të tij dhe ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e mesfushorit N’Golo Kante i cili nuk ka luajtur në shumë ndeshje nën urdhrat e Frank Lampard në këto ndeshjet e para të këtij edicioni.

“Vitin e kaluar ai i humbi 50% të ndeshjeve për shkak të lëndimit dhe ka pasur një kohë të vështirë për disa arsye të ndryshme. Ne jemi duke punuar që ta kemi atë sa më të freskët dhe në formën më të mirë.”, tha Lampard.

“Tani jemi duke i menaxhuar stërvitjet dhe lojën e tij por ai është duke treguar nivel shumë të lartë të përgatitjeve. Po vazhdoj ta them sa herë që po pyetem për Kanten se unë kam shumë besim tek sepse është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë.”, shtoi në fund Frank Lampard.

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet