​Lady Gaga xhelozon Dua Lipën, e akuzon për ‘kopjim’

Me sa duket, Lady Gaga është mërzitur shumë pasi që kritikët vlerësuan lart albumin e Dua Lipës, duke e cilësuar një nga lansimet më të mira të muzikës së zhanrit pop për 2020.

Aktoret e konfliktit të ri në skenën botërore janë këngëtaret Lady Gaga dhe Dua Lipa, të gjitha për shkak të drejtimit të ri të muzikës që po krijojnë.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa kohët e fundit publikoi albumin “Future Nostalgia”, frymëzuar nga muzika e viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, që është një hit i plotë, ndërsa pothuajse njëkohësisht, Lady Gaga po përgatiste publikimin e albumit “Chromatica”, i cili tani është zhvendosur në fund të majit.

Tingulli i albumit të këngëtares së re është retro, dhe fakti që homologia e saj femër ka një tingull të ngjashëm, e bëri të shqetësuar Lady Gaga.

“Lady Gaga mendon se Dua Lipa ishte më e frymëzuar sesa duhet dhe e kopjoi atë. Ajo nuk i pëlqen që kolegia e saj e re të ketë të njëjtët prodhues dhe inxhinierë të tingullit,” tha një burim për revistën ‘Life & Style’.

Dua Lipa, nga ana tjetër, tha se nuk ka asnjë indikacion që ajo ka kopjuar kolegen e saj

Kategoritë
Fun

Të ngjajshmet