​Kush janë kandidatët që nuk i votojë as familja e vet?

Nga 971 kandidatë sa kanë kërkuar votat e qytetarëve për deputet të Kuvendit të Kosovës, ka edhe të atillë që nuk i kanë marrë as votat e familjes së vet. Më së paku që ka marrë vota është Shpresona Morina. Ajo morri vetëm dy vota.

Shpresona ka qenë në listën e kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike e Unitetit, subjekt politik ky që i ka hyrë garës me 34 kandidatë.

Nga tri vota kanë marrë Edona Krasniqi, Ajet Smajli, Enver Quaj dhe Gentiane Berisha, nga po i njëjti subjekt politik.

Kurse, Fatime Dubova dhe Ganimete Krasniqi nga Partia Liberale Egjiptiane kanë marrë nga 4 vota./KP/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet