​Kusari-Lila: Hoti gaboi që u takua me Vuçiqin, derisa Thaçi intervistohej në Hagë

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur gabim shkuarjen e kryeministrin, Avdullah Hoti, në bisedime me Serbinë, derisa presidenti i Kosovës gjendej në Speciale.

Kusari-Lila: S’është dashur t’i ulesh Vuçiqit përball, derisa Thaçi ishte në Hagë

 

“Të njëjtat ditë e kemi pas presidentin e vendit në Tribunalin e Hagës. Në cilindo rrethanë, çfarëdo qoftë raporti politik, nuk është dashur që të shkohet t’i ulesh Vuçiqit përballë. E presidentin e ki pas para prokurorëve”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa, për këtë deklaratë është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

Selmanaj: Kushdo që largohet prej bisedimeve, ka me dal humbës

 

“Zonja Kusari, besojë se e keni në kujtesë se e kishim një nisje për me shku në Uashington. Për ata që besojnë në pastërtinë e luftës çlirimtare, jemi kthy në rrugë, s’kemi vazhdu atje. Jemi kthy në shenjë solidariteti. Tash po thu që ne mos të shkojmë. Kushdo që ka mu largu prej tavolinës së bisedimeve, ka me dal humbës”, ka deklaruar ai.

Kategoritë
LajmeVendi