​Kurti takon kryeministrinë e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Kryetari i LVV-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, sot në Shkup ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Pas takimit, Kurti ka theksuar se do të mbeten në komunikime të vazhdueshme për takime e bashkëpunime në të ardhmen.

“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian.

Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet