​Kryetari i Parlamentit suedez mohon akuzat për ngacmim seksual

Kryetari i Parlamentit suedez hodhi poshtë akuzat për sjellje të pahijshme kundër grave dhe mirëpriti një hetim të pavarur për këtë çështje, ndërkohë që mediat lokale vazhdojnë të hetojë seksizmin dhe abuzimin në vendin e punës.

E përditshmja e Stokholmit “Dagens Nyheter” publikoi sot akuza se kryetari i parlamentit, Urban Ahlin kishte ngacmuar seksualisht disa gra.

Një prej rasteve kishte të bënte me një grua që kishte punuar me Ahlin në vitin 2008, kur ai ishte zëdhënës i Punëve të Jashtme për Partinë Socialdemokrate, që në atë kohë ishte në opozitë.

Sipas deklaratave të kësaj gruaje, Ahlin i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje seksiste.

Që prej asaj kohe ajo ishte larguar nga politika.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet