​Kosova në turneun e madh te ping-pongut në Dusseldorf

Në Dusseldorf të Gjermanisë nga data 29 maj – 05 qershor 2017, Organizohet Kampionati Individual në Pingpong ‘Liebherr 2017 WorldTableTennisChampionships’.

 

Me 630 lojtarë nga 106 shtete, kampionati në Duseldors do të jetë njëra nga ngjarjet sportive në fushë të brendshme më e madhja për vitin 2017.

Edhe Kosova është njëra nder shtet pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe të sportit të pingpongut, e cila do të prezantohet me 4 lojtarë, 2 femra dhe 2 meshkuj. Në konkurrencën e Femrave, Kosova përfaqësohet nga Iliriana Haliti dhe Nehare Janjeva të udhëhequra nga trajnerja BesireDomaniku. Ndërsa në Konkurrencën e Meshkujve nga RrahmanAdemaj dhe Milot Makolli te udhëhequr nga përzgjedhësi Besart Domaniku, njofton Federata e Pingpongut e Kosovës, përcjell KosovaPress.

Përveç garave, në këtë ngjarje botërore sportive, do te organizohen edhe shume takime vjetore te organizatave sportive te të gjitha niveleve dhe ne te gjitha sferat, nder to duhet theksuar, Kongresin e ITTF-se (AGM) ku do të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme të ITTF-it, Kongresin e jashtëzakonshëm te ETTU-se dhe Kongresin e Unionit Mediteran. Përfaqësues i FPPK-se në këto takime do të jetë z. Nehat Çitaku, Kryetar i FPPK-se.

Ky aktivitet do të mbulohet nga 600 medie të akredituara anekënd botës, ku janë paraparë shumë risi për përcjellje sa më të mirë të këtij aktiviteti.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet