​Komuna e Kamenicës vazhdon me shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për 35 fermerë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi si dhe zyrtarë nga kjo drejtori edhe sot kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për 35 fermerë të Komunës së Kamenicës.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, duke uruar fermerët përfitues, tha se komuna po kujdeset që të gjitha kategorive t’u japin mbështetje institucionale.

“Shpërndarjen e mekanizmave bujqësore sot e vazhduam edhe për 35 fermerë të tjerë. Me shumë punë e përkushtim, po kujdesemi që të gjitha kategorive t’u japim mbështetjen institucionale, pa dallim!

Urime të gjithëve!”, ka thënë Kastrati.

Edhe, drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi ka uruar të gjithë përfituesit duke i premtuar se do të bëhet maksimumi për fermerët.

“Përkrahja ndaj fermerëve çdo vit e po bëhet më e madhe, vitin që po vjen do të mundohemi të rrisim edhe më shumë numrin e përfituesve të mekanizmave bujqësor dhe t’i ndihmojmë edhe më shumë fermerëve aty ku ata kanë nevojë. Ne jemi këtu për t’i lehtësuar punën fermerëve tanë punëtorë. Urime gjithë fermerëve dhe faleminderit për aplikimin e punën tuaj të palodhshme”, tha Arifi.

Ndryshe Komuna e Kamenicës, përkatësisht DBPZHR sot ka shpërndarë 20 spërkatëse për drithëra, 10 pijatore dhe pesë rotofreza.

Kategoritë
LajmeVendi