​Kadrijaj jep detaje si e ndërprenë mbledhjen e komisionit: Jemi fyer nga deputetët e VV-së

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj, pas ndërprerjes së mbledhjes ku raportonte ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se u detyruan pasi janë fyer nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, pas mbledhjes tha se në vazhdimësi mbledhja është penguar nga deputetja fitore Pacolli.

Kadrijaj: Deputetët e VV-së kanë fyer deputetët

 

“Gjatë raportimit të ministres asnjëherë ajo nuk e ka ndalur fjalën gjë që e ka penguar edhe ministren të raportojë por edhe mbarëvajtjen e një takimi të tillë. Asnjëherë në historinë parlamentare nuk ka ndodhur me pas deputetë të tillë të cilët pengojnë mbledhjet e komisionit apo edhe seancat. Kjo gjë nuk është hera e parë që po ndodhë sepse na ka pamundësuar edhe nëpër seanca të tjera, duke fyer deputetët e tjerë, gjë që nuk është etike, mirëpo kjo është fytyra e vërtetë e deputetëve të VV-së, të cilët mundohen gjithçka ta ndalojnë edhe raportimin sepse ata duan”, tha ajo.

Ajo tregoi se si janë detyruar ta ndërprenë mbledhjen e komisionit.

Kadrijaj: Pas fyerjeve, kemi ndërprerë mbledhjen

 

“Pas fyerjes që deputeti Gjushinca i bëri nënkryetarit të Kuvendit dhe deputetëve të tjerë, jemi detyruar ta ndërpresim raportimin dhe të ndërpresim mbledhjen e komisionit. Ne e kemi paraparë edhe një mbledhje për nesër të rregullt, por në atmosferën që është krijuar, me pamundësinë që me mbajt në kushte të tilla prej dy deputetëve të Vetëvendosjes, ne duhet ta anulojmë sepse në këto kushte dhe rrethana nuk mundesh me mbajt”, ka thënë ajo, duke shtuar se frustrimet e tyre janë paraparë edhe në seanca, e lere më në komisione.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet