​Juventus hyn në garë për yllin e Arsenalit (Foto)

Juventus e dëshiron mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin

Jo vetëm Barcelona e dëshiron mbrojtësin spanjoll Hectori Bellerin, pasi në garë ka hyrë edhe kampioni i Italisë, Juventus.

Drejtuesit e skuadrës italiane kanë frikë se Dani Alves do të largohet gjatë kësaj vere, ndërsa Bellerin shihet si ideal nga trajneri Massimiliano Allegri.

Alves thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën angleze Manchester City.

Përveç Bellerin, Juventus është në bisedime edhe me Milanin për mbrojtësin italian, Mattia De Sciglio.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet