​“Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën, ndërtojnë 26 shtëpi të reja në Podujevë

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojnë 26 shtëpi të reja për familjet skamnore.

Ky projekt do të kushtojë 520 mijë euro, ndërsa Komuna e Podujevës do të participojë me 130 mijë euro, ndërsa të tjerat nga “Jetimat e Ballkanit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës Nexhmi Rudari përmes profilit të tij në Facebook.

“Me humanistin e madh, Halil Kastrati, sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e 26 shtëpive për familjet në nevojë të cilat nuk e kanë të zgjidhur çeshtjen e banimit.

Vlera e projektit është 520 mijë euro, prej tyre me 130 mijë euro do të participojë komuna e Podujevës, ndërsa, pjesën tjetër shoqata “Jetimat e Ballkanit”.Na priftë e mbara 🤝🇽🇰🇦🇱”, ka shkruar Rudari.

Kategoritë
LajmeVendi